MotoGP në Amerikë, triumfon Marquez, Quartararo konsolidon kreun

Nga A2 CNN
4 Tetor 2021, 08:33 | Sporte të tjera
MotoGP në Amerikë, triumfon Marquez, Quartararo konsolidon kreun

Marc Marquez dominoi Çmimin e Madh të Amerikës në MotoGP, një garë ku qëndroi në krye nga starti deri në finish.

Piloti i skuadrës Honda regjistroi suksesin e shtatë në tetë gara të zhvilluara në cirkuitin e Teksas. Përkrah kampionit spanjoll, në podium u pozicionuan edhe dy pretendentë për titull, Fabio Quartararo dhe Francesco Bagnaia.

Francezi i Jamaha-s u kënaq me vendin e dytë edhe sepse ka konsoliduar kreun, duke krijuar distancë prej 52 pikësh nga rivali italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos