Çmimi i rëndë që po paguan Dubai për miliona turistë në kohë pandemie

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 13:47 | Bota

Nëse hedhim një sy në rrjete sociale, duket se në Dubai jeta është kthyer në normalitet dhe pandemia është një realitet i largët.

Në javët e fundit, qyteti është vizituar nga miliona turistë, veçanërisht europianë që duan t'i shpëtojnë dimrit dhe bllokimeve të rrepta të koronavirusit.

Por ndërsa vizitorët u dyndën atje gjatë sezonit, virusi pashmangshmërisht “mbërtheu” qytetin, megjithë masat paraprake që synonin të kufizonin përhapjen e tij. Rastet filluan të rriteshin, duke u katërfishuar që nga nëntori.

Megjithatë, edhe kur infeksionet me Covid-19 u rritën ndjeshëm, imazhet nga Dubai, veçanërisht nga yjet e Instagramit, nuk ndaluan në asnjë moment. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos