Çmimi Nobel në ekonomi iu dha Bernanke, Diamond dhe Dybvig për punën mbi krizat financiare

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 12:31 | Ekonomi
Çmimi Nobel në ekonomi iu dha Bernanke, Diamond dhe Dybvig për

Ish-kryetari i Rezervës Federale Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig u nderuan të hënën me çmimin Nobel në ekonomi për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare.

Grupi u njoh nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për punën e tyre në fillim të viteve 1980, për të cilën instituti tha se, siguroi bazën për të kuptuarit tonë modern se përse nevojiten bankat, dobësitë e tyre kryesore dhe se si kolapsi i tyre mund të nxisë shkrirjet financiare.

Bernanke, i cili drejtoi bankën qendrore të SHBA gjatë krizës financiare të vitit 2008, mori çmimin për kërkimin e tij mbi Depresionin e Madh. Puna e tij tregoi se rrjedhjet bankare ishin një arsye vendimtare që kriza u bë kaq e rëndë dhe e rrënjosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos