CNN: Rusia po avancon me trupat ushtarake në kufi

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2022, 15:04 | Bota

E teksa nga Rusia vjen një lajm pozitiv, për tërheqjen e disa trupave, raportimet në terren nga CNN tregojnë për një përparim të forcave ushtarake në kufirin Ukrainas.

Përmes videove dhe pamjeve satelitore, tregohet avancimi si nga toka, ashtu dhe nga deti. Gjithçka po bëhet me shpejtësi nga nëndetëset dhe anijet amfibe në Detin e Zi deri te raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi, tanket si dhe predhat rreth skajeve verilindore të Ukrainës.

CNN raporton se në fshatin Sereteno janë parë tanke rreth 15 kilometra larg kufirit. Po ashtu janë pikasur 100 grupe taktike afër Ukrainës. Lëvizja e tyre po bëhet edhe natën me shkarkimin e tankeve nga trenat. Po sipas raportimeve të CNN, referuar pamjeve satelitore, shtimi i trupave është përqendruar në juglindje, në zonën e Krimesë, si dhe në Detin e Zi, ku janë afruar anije të shumta. Po ashtu, edhe në Bjellorusi ka prani të trupave ruse që po kryejnë një stërvitje të përbashkët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos