
Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Ballkani do të kërkojë pikët e para në transfertë në këtë edicion të Conference League.
Skuadra nga Suhareka do të luajë në fushën e vështirë të Sivasspor në Turqi. Përpos faktit që turqit janë skuadra më e fort e Grupit G së bashku me Slavian e Pragës, problem për ekipine Ilir Dajës janë mungesat.
Në takimin tjetër të grupit, kryesuesit e Slavias së Pragës presin rumunët e CFR Cluj. Dueli më interesant i mbrëmjes në Conference League, është përballja ndërmjet gjigandëve belgë të Anderlecht me anglezët e West Ham.
Fiorentina luan në Skoci kundër Hearts, teksa Villarreali pret në shtëpi Austria Vienna. (A2 Televizion)