Conte dhe Lautaro pajtohen… duke bërë boks

Nga A2 CNN
13 Maj 2021, 18:22 | Futboll
Conte dhe Lautaro pajtohen… duke bërë boks

Në ambientin zikaltër është kthyer harmonia. Pas debatit të ashpër mbrëmjen e djeshme mes trajnerit Antonio Conte dhe sulmuesit Lautaro Martinez, pas zëvendësimit të argjentinasit në pjesën e dytë, ka ardhur edhe pajtimi mes tyre.

Në rrjetet sociale, Inter publikoi një video ku Conte dhe Lautaro shihen me doreza boksi, në një ring të improvizuar në fushën stërvitore, me Lukakun si prezantues të “ndeshjes”.

Të dy protagonistët shihen duke qeshur dhe treguan se ai debat nuk ka pasur pasoja në marrëdhënien mes tyre.

Pasi u nervozua për zëvendësimin dhe goditi një shishe uji, Conte i tha Lautaros që të tregonte respekt dhe të mos bënte si fenomen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos