






Kryetari i M5s Giuseppe Conte është sulmuar në sheshin Massa. Ish-kryeministri, i cili mbërriti në Toskanë për një aktivitet elektoral, filloi të përshëndesë njerëzit që ishin mbledhur për ta dëgjuar.
Por një qytetar kundër vaksinimit (no vax) iu afrua dhe duke pretenduar se donte t’i shtrëngonte dorën, e goditi në fytyrë.
Grushti për Conte-n si duket ishte kundër masave anti-covid që ai mori kur ishte në detyrë gjatë pikut të pandemisë. Më pas, ai u kap nga policia dhe u largua.
“Mospajtimi është legjitim, por kjo demonstratë e dhunshme shkon përtej kontekstit demokratik”, u shpreh Conte.
"Kur merr përgjegjësinë e qeverisë, merr vendime të vështira në kohë vështirësish të mëdha për të gjithë vendin, siç ndodhi gjatë pandemisë. Nuk mund t'i kënaqësh të gjithë edhe pse punon për të mirën e të gjithëve. Zotëria që më sulmoi mua, që është një No vax i bindur, demonstroi me gjestin e tij të dhunshëm se këto lloj lëvizjesh bëhen nga njerëz të papërgjegjshëm”, shtoi ai.
Kujtojmë se Conte, ministri i tij i Shëndetësisë dhe ish-zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij janë nën hetim për mënyrën sesi mu menaxhua pandemia Covid-19. (A2 Televizion)