
Nga mbrojtja civile dhe ajo e mjedisit, te menaxhimi i mbetjeve, furnizimi me ujë të pijshëm apo infrastruktura rrugore. Vitin e kaluar i ndie një përmirësim i bashkive në shërbimet për qytetarët. Gjetjet janë të Institutit për Bashkitë e Shqipërisë, në të cilin theksohet edhe se ku nevoja është ende e madhe.
“Te mjedisi kemi akoma probleme. Nuk trajtohen mirë çështjet> sistemi i menaxhimit të mbetjeve mbet problem. Edhe te uji kemi problem në furnizim gjatë 2022”, thotë Agron Haxhimali, autor i raportit.
Sipas raportit, pushtetit vendor i duhet mbështetje për rritje kapacitetesh, menaxhim dhe burime financiare. Bashkitë janë të nënfinancuara në raporte me përgjegjësitë, funksionet dhe nevojat reale që ato kanë.
“Na ka rezultuar se ka nevojë për një dimension tjetër të shpërndarjes së fondeve në drejtim të shërbimeve publike mes zonave rurale dhe atyre urbane”, thekson Haxhimihali.
Në raport theksohet gjithashtu se gjatë vitit të shkuar bashkitë hasën vështirësi në mbledhjen e të dhënave, ndërsa disa prej tyre rritën stokun e detyrimeve të prapambetura. (A2 Televizion)