





























Kryeparlamentarja Lindita Nikolla bashkë me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar të rënët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rama dhe zyrtarë të PS-së zgjodhën që homazhet t’i bëjnë në monumentin Nëna Shqipëri në Tiranë, aty ku prehen dëshmorët.
Ndërkohë Ilir Meta ka zgjedhur Beratin për të bërë homazhe në varrezat e këtij qyteti. Këtë vit festa e 5 Majit festohet në fushatë elektorale, ku palët politike kanë lënë pas takimet me qytetarët për të nderuar dëshmorët.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, siç ka ndodhur gjithmonë në vitet e fundit, disa ithtarë të Partisë Komuniste, me fotot e diktatorit Enver Hoxha dhe të atij sovjetik, Stalin, bënë homazhet e tyre në varrezat e dëshmorëve.
Dita e Dëshmorëve u caktua 5 maji, për shkak se në këtë datë të vitit 1942 u vra në Tiranë nga forcat fashiste Qemal Stafa, një i ri aktivisit i Luftës Nacionalçlirimtare. (A2 Televizion)