Conte, i prerë: Zgjedhjet i bëj për të mirën e Interit, jo të Eriksenit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 10:58 | Futboll
Conte, i prerë: Zgjedhjet i bëj për të mirën e Interit,

Çështja Eriksen te Interi vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Pasi danezi tha përpara disa ditësh se tifozët e duan në fushë, por trajneri ka ide të tjera në mendje, Antonio Conte i ktheu përgjigje me anë të një interviste në “La Gazzetta dello Sport”.

“Të gjitha zgjedhjet që bëj, i bëj për të mirën e Interit, jo të një lojtari të caktuar”, tha Conte.

Në lidhje me merkaton e verës, Conte pranon se priste diçka më shumë: “Trajnerët nuk kënaqen kurrë. Nuk gjen dot kurrë një trajner që të jetë i kënaqur, më beso. Të gjithë kemi diçka që do të donim të rregullohej, një pozicion që duhej të mbulohej ndryshe… Por, ishte një merkato e vështirë për të gjithë, si për blerjet, ashtu edhe për shitjet. Unë kam për detyrë që të punoj dhe të bëj më të mirën me ekipin që kam në dispozicion”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos