Conte: Më dhemb ky eliminim, duhet të ringrihemi

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 14:05 | Futboll
Conte: Më dhemb ky eliminim, duhet të ringrihemi

Zhgënjim dhe keqardhje. Jo vetëm në fytyrë por këto ishin edhe fjalët e trajnerit të Inter, Antonio Conte që qan rastet e shpërdoruara nga zikaltërit.

“Më dhemb ky eliminim sepse kishim shumë raste për të mbyllur ndeshjen. Jam i zhgënjyer. Kishim mundësi të shënonim por gabuam dhe futbolli është i thjeshtë. Në futboll duhet të fusësh topin në rrjetë. Nëse e fut atëherë fiton nëse nuk e fut topin në rrjetë atëherë komplikon gjithçka:, tha trajnerit pas ndeshjes. “Duhet të ringrihemi dhe nuk po mendoj për merkaton. Mendoj vetëm për rikuperimin e lojtarëve të dëmtuar”.

Më shumë se sa fitorja, Valverde u ndal tek elozhet për dy futbollistët e rinj, Fati dhe Perez që dërguan Barcelonën tek suksesi në “San Siro”. “Nuk kam fituar kurrë një Champions ndaj e dua me çdo kusht. Ky është një kompeticion që nuk të lejon të kesh ditë të këqija”, tha trajneri spanjoll. “10 minuta jo të mira mund të të eliminojnë. Jam shumë i kënaqur me performacën e lojtarëve të rinj sepse ishte ndeshje e vështirë, sidomos me Perez. Fati është golashënues i lindur. Është lumturi e veçantë të fitosh me dy gola nga dy rinj si ata”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos