
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar pragun dramatik të 200 mijë viktimave nga pandemia e COVID-19. Shifra u dha nga universiteti John Hopkins, që nga fillimi i pandemisë monitoron bilancin e infeksionit në nivel global.
Një shifër kjo e parashikuar nga epidemiologët qysh nga marsi i kaluar, sa që vetë presidenti Donald Trump deklaroi se “në qoftë se viktimat do të ishin midis 100 mijë dhe 200 mijë, vendi do të ketë bërë një punë të mirë”.
Por fillimi i vjeshtës po shton shqetësimin e një vale të dytë të infeksionit, që pasi u pakësua dukshëm në vend, po regjistron gradualisht ngritje, veçanërisht në shtete si Utah dhe Dakota e Veriut.
Janë rreth 6.8 milionë personat e infektuar nga fillimi i pandemisë në SHBA, dhe një shtim i shifrave mund të çonte sërish në mbyllje, një skenar ogurzi ky, në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
“Për faj të Donald Trump, vendi ka përjetuar këto gjashtë muaj një nga humbjet më të mëdha të jetëve amerikane të historisë”, sulmoi kandidati demokrat, Joe Biden, ditën e djeshme.
Po të njëjtën ditë, Trump i dha administratës së tij notën A për sa i përket menaxhimit të situatës. (A2 Televizion)