
Zyra Kombëtare e Statistikave, në Britaninë e Madhe, bën me dije se koronavirusi është përgjegjës për vetëm 1% të vdekjeve në Angli dhe Uells, në javën e dytë të muajit shtator.
Sipas zyrës më të madhe të statistikave në vend, ky është niveli më i ulët i vdekjeve nga koronavirusi, që prej nisjes së pandemisë.
Megjithatë, shifrat mund të rriten në javët në vijim për shkak të shtimit të rasteve të reja të të infektuarve dhe shtrimeve në spital. (A2 Televizion)