All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Trump “përballet” me Xi Jinping në OKB: Kina përgjegjëse për COVID-19

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 17:43 | Bota
Trump “përballet” me Xi Jinping në OKB: Kina
All - Paragraf - 1

Asambleja e OKB-së në Nju Jork u karakterizua sot nga një përballje virtuale të paprecedentë midis dy nga liderët më të fuqishëm në botë, amerikani Donald Trump dhe kinezi XI Jinging.

Presidenti i SHBA shpërndau një video të shkurtër të tij ku sulmon Kinën, e cilësuar si “përgjegjëse për shpërndarjen e epidemisë në botë”, duke vijuar me nofkën polemike “China Virus”, virus kinez, për t’iu referuar koronavirusit.

All - Paragraf - 3

“Pas 75 vitesh nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe themelimit të OKB-së, sërish ndodhemi si pjesë e një beteje globale”, deklaroi Trump që më pas lavdëroi punën për ndërtimin e aparaturave dhe vaksinën kundër COVID-19.

Sulmi direkt ndaj Pekinit habiti të pranishmit në Asamblenë e OKB-së, por objektivi i sulmit, Kina, nuk vonoi të reagonte, përmes një video të presidentit Xi Jinping. “Pandemia duhet të përballet së bashku, duke ndjekur shkencën. Çdo përpjekje për të politizuar pandeminë duhet refuzuar”, deklaroi ai.   (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos