Rekord i zymtë në SHBA, menaxhimi i pandemisë, Trump vlerëson veten me notën 10

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 12:30 | Bota
Rekord i zymtë në SHBA, menaxhimi i pandemisë, Trump

Presidenti Trump është i kënaqur me mënyrën se si administrata e tij menaxhoi pandeminë koronavirus.

“Për punën tonë ne vlerësohemi me 10. Po rrumbullakosim cepin e pandemisë dhe kemi bërë një punë fenomenale. Jo vetëm një punë të mirë, por një punë fenomenale”, u shpreh presidenti amerikan.

Disa nga këshilltarët e tij pretendojnë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur pandeminë nën kontroll. Por ekspertët mjekësorë nuk dakordësohen me këtë.

“Kemi pasur mesazhe të ndryshme në gjithçka, nga maskat deri te funksionimi i disa ilaçeve për trajtim e deri te vënia në dyshim e distancimit social apo izolimit. Mendoj se kjo është një tjetër gozhdë në arkivolin e kundërpërgjigjes sonë katastrofike”, deklaroi Celine Gounder.

Sipas universitetit Johns Hopkins, shumë shtete amerikane po përjetojnë një shtim të rasteve nga java në javë. Bilanci i viktimave vijon të rritet.

“Ndonjëherë kemi perceptimin se ishte një virus i keq, ne bëmë gjithçka që mundëm dhe kjo ishte e pashmangshme. Padyshim që nuk është kështu, thjesht shikoni shembujt nëpër botë”, tha korrespondenti i CNN, Sanjay Gupta.

Në SHBA jeton 4% e popullatës botërore, por niveli i vdekshmërisë nga Covid-19 është 21%.Ekspertët bëjnë thirrje që të merren masa dhe që amerikanët t’i zbatojnë ato për të shmangur një bilanc me 300 apo 400 mijë viktima.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos