Covid-19 në rajon, përmirësohet situata në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 19:17 | Ballkani
Covid-19 në rajon, përmirësohet situata në Maqedoninë e

Shifra premtuese mbi pandeminë vijnë nga Maqedonia e Veriut. Në raportimin ditor u njoftua për 3 viktima dhe 92 raste të reja në gati 1 mijë testime të kryera.

Autoritetet vijojnë apelin ndaj qytetareve të tyre për të bërë kujdes dhe të respektojnë masat e njoftuara. Shkelja e tyre ka bërë që 466 persona të gjobiten në 24 orët e fundit.

Po sot, ministri i Shëndetësisë Venko Felipce njoftoi se mësimi në mbare vendin nuk do të fillojë në shkollat ku nuk mund të respektohet distancimi. Lajme të mira vijnë edhe nga Kosova që gjithashtu shënon rënie të rasteve të reja krahasuar me një ditë më parë, ku nga 457 testime të kryera 92 persona rezultuan pozitive ndaj Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos