Covid-19 përhapet shumë më shpejt, tjetër variant qarkullon në Britani, erdhi nga Afrika

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 19:50 | Bota
Covid-19 përhapet shumë më shpejt, tjetër variant qarkullon

Mbretëria e Bashkuar duket se është bërë vend i përhapjes dhe i mbledhjes së mutacioneve të Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se janë verifikuar dy raste të një varianti të ri të koronavirusit. Të dy janë kontakte të personave që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut për në Mbretërinë e Bashkuar.

“I jemi falënderues qeverisë së Afrikës së Jugut për shkencën e tyre”, tha Hancock. Ministri shpjegoi se mutacioni i fundit është shumë i transmetueshëm. Ai shtoi se Britania po karantinon rastet e reja dhe se po vendos kufizime në udhëtimet nga Afrika e Jugut.

Gjithashtu theksoi se të gjithë ata persona që kanë qenë në kontakt me dikë që ka ardhur nga ky shtet ditëve të fundit duhet të izolohen. Sipas ministrit Hancock, mutacioni i koronavirusit në Afrikë është më shumë i transmetueshëm se varianti i ri i shfaqur në Britani gjatë javëve të fundit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos