
Italia raportoi 14.500 raste të reja dhe 553 viktima si pasojë e pandemisë së koronavirusit në 24 orët e fundit, një trend ky që vijon të shënojë shenja përmirësimi, ndonëse me hapa mikroskopikë.
Lajmi i mirë që vjen nga vendi fqinj, i cili konsiderohet si ndër të parët që u godit më rëndë nga pandemia, është se vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera të spitaleve.
Rajoni me më shumë raste ditore vijon të jetë ai i Venetos. (A2 Televizion)