
Rikthehet alarmi në Australinë e konsideruar shembull, në luftën kundër koronavirusit. Shteti më i populluar i Australisë, Uellsi i ri jugor njoftoi kufizime të reja për rajonin e Sidney në përpjekje për për frenuar përhapjen e infektimeve. Grumbullimet familjare do të kufizohen deri në 10 persona, ndërsa banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Rreth 68 raste me koronavirus, 30 prej të cilave në 24 orët e fundit, janë regjistruar në zonën e plazheve veriore, e cila hyri në izolim 5 ditor të shtunën.
Që atëherë, banorët e Sidney po nxitojnë të largohen nga qyteti para Krishtlindjeve. Mijëra vetë kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj të Victorias, çka ka detyruar këtë të fundit të njoftojë mbylljen e kufijve për shtetasit e rajonit të Sidney dhe bregdetit qendror të Uellsit të Ri jugor. Duke filluar nga mesnata, qytetarët që do të kalojnë kufirin do të përballen me karantinë 14 ditore.
Deri të mërkurën Australia kishte regjistruar vetëm një rast të transmetimit lokal të koronavirusit, përgjatë dy javëve. Vendi që renditet mes atyre që e kanë luftuar me sukses pandeminë, ka regjistruar vetëm 28 mijë infektime dhe 908 vdekje deri më tani. (A2 Televizion)