“Nuk ka prova se i reziston vaksinës”, varianti i ri i koronavirusit, OBSH në kontakt me Londrën

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 11:00 | Bota
“Nuk ka prova se i reziston vaksinës”, varianti i ri i

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte në kontakt të ngushtë më autoritetet britanike, lidhur me emergjencën e variantit të ri të koronavirusit. Varianti i ri po përhapet më shpejtë se ai origjinali, por nuk besohet të jetë më vdekjeprurës.

Pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, përfshirë Londrën, janë tashmë nën kufizime më strikte, në përpjekjen për të frenuar përhapjen e virusit që siç thuhet, ka një nivel përhapje,70 për qind më të lartë. Deri më tani nuk ka prova se variant i ri, reagon ndryshe ndaj vaksinave. 

“Për momentin, qytetarët nuk duhet të shqetësohen shumë mbi këtë gjë. Nuk mendoj se është diçka serioze. Për ne virologët, është interesante të shohim si ndryshojnë mutacionet me kalimin e kohës, por nuk mendoj se ndikon tek agresiviteti klinike as tek reagimi i vaksinës”, tha Julian Tamg, virology në universitetin e Leicester.

Në një postim në rrjetin social Twitter, OBSH tha se Britania e Madhe po ndante informacione të studimeve të vazhdueshme lidhur me mutacionin dhe se shtetet e tjera do të përditësoheshin sapo të mësohej më shumë mbi karakteristikat e variantit të ri të virusit.

Situata në vend, detyroi kryeministrin Boris Johnson të pezullojë planin për lehtësim të masave për festa, duke njoftuar përfshirjen e pjesës më të madhe të Anglisë juglindore një nivel të ri, më të lartë kufizimesh.

Qytetarëve do t’iu kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe grumbullimet sociale do të limitohen në vetëm 1 person tjetër në ambiente të hapura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos