
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden prezantoi ekipin e tij të klimës dhe energjisë, duke thënë se ata do të drejtojnë një "plan ambicioz" për të luftuar ndryshimin e klimës.
Biden është zotuar edhe më herët gjatë fushatës elektorale që ta bëjë çështjen e klimës një përparësi kryesore, një agjendë kjo që përmbys shumë politika të administratës Trump.
"Nuk kemi kohë për të humbur", u shpreh presidenti i zgjedhur.
Nëse konfirmohet nga Senati, ekipi do të përfshijë njeriun e parë me ngjyrë në drejtimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe anëtarin e parë autokton.
Joe Biden, i cili pritet të betohet më 20 Janar, është zotuar të ndërtojë një administratë të larmishme që pasqyron vlerat e vërteta të Shteteve të Bashkuara.
"Ne jemi në një krizë. Ashtu si duhet të jemi një komb i unifikuar për t'iu përgjigjur Covid-19, ne kemi nevojë për një përgjigje të unifikuar kombëtare ndaj ndryshimeve klimatike", tha presidenti. (A2 Televizion)