Eksod nga Londra, të gjithë duan të largohen nga kryeqyteti pas masave të reja antiCovid

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 10:41 | Bota

Mijëra njerëz u dyndën në stacionet e trenave, aeroporte, tragete të shtunën në Londër, pasi kryeministri Boris Johnson njoftoi se kryeqyteti britanik dhe një pjesë shumë e madhe e qyteteve angleze do të hynin në një regjim më të fortë masash kundër koronavirusit për festat e fundvitit.

Deklarata e kreut të qeverisë duket se shkaktoi panik te banorët e Londrës të cilët në turma të mëdha “pushtuan” stacionet e trenave dhe rrugët për t’u larguar. Një lëvizje që ngjan më shumë si një eksod, që për disa ekspertë nuk ka ndodhur që prej vitit të largët 1939.

Masat e reja që prezantoi kryeministri ditën e shtunë përfshinin masa drakoniane që nuk ishin parë që prej nisjes së pandemisë, ku përfshihen mbyllja e të gjithë dyqaneve dhe urdhri për të qëndruar në shtëpi.

Një arsye tjetër e largimit ishte se shumë londinezë kishin parashikuar udhëtime për festa pasi pritej një lehtësim i masave më 23 dhjetor, që tashmë nuk ndodhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos