5 shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 12:53 | Kronikë
5 shqiptarë të plagosur nga përplasja e trenave në Greqi

Pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave. Lajmi është konfirmuar nga ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi, ndërsa nuk ka informacion për viktima

“Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë pasur me autoritetet greke, deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave të aksidentit hekurudhor. Po vijohet me identifikimin e tyre. 5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore”, njofton ambasada. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/01/tragjedia-ne-greqi-qeveria-shpall-3-dite-zie-kombetare/
https://a2news.com/2023/03/01/aksidenti-tragjik-ne-greqi-zyka-nuk-dihet-nese-ka-shqiptare-shkak-gabimi-njerezor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos