Cristiano humbet trofeun e parë sezonal në Arabi

Nga A2 CNN
26 Janar 2023, 22:32 | Futboll
Cristiano humbet trofeun e parë sezonal në Arabi

Cristiano Ronaldo ka humbur trofeun e parë sezonal në Arabinë Saudite, pasi Al Nassr u eliminua në gjysmëfinalen e Superkupës, pasi u mposht 3-1 nga Al Ittihad.

CR7 luajti titullar, me shiritin e kapitenit në krah, por nuk mundi të bënte diferencën në fushë. Al Ittihad shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, në minutën e 15-të me Romarinhon dhe në fundin e këtij fraksionin me Hamdallah.

Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan në minutën e 67-të, por vetëm kaq, Al Ittihad u mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje shënoi të tretin në shtesë me Shanqeetin, duke siguruar fitoren dhe finalen, që do ta luajë kundër Al Feiha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/26/ronaldo-zbulon-dhuraten-630-mije-dollare-per-transferimin-ne-arabine-saudite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos