Premier League, kthehen pas 27 vjetësh tifozët në këmbë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 10:58 | Futboll
Premier League, kthehen pas 27 vjetësh tifozët në këmbë

Në Premier League kthehen tifozët, të cilët qëndrojnë në këmbë në stadiume. Diçka e tillë ndodh për herë të parë pas 27 vjetëve.

Autoritetet britanike njoftuan se prej muajit janar do të nisin një projekt pilot, i cili do t'i lejojë disa klubeve të projektojnë zona të caktuara në tribuna, ku mbështetësit do të qëndrojnë gjatë gjithë ndeshjes në këmbë.

Në këtë mënyrë, marrin fund sanksionet e edicionit 1994-’95. Sipas atyre rregullave, impiantet e dy kategorive më të larta në Angli duhej të kishin vetëm tribuna me ulëse, për të evituar përsëritjen e tragjedisë së vitit 1989 në Hillsbru, ku humbën jetën 97 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos