Zhgënjen Manchester United, eliminohet nga Kupa e Ligës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2021, 07:39 | Futboll
Zhgënjen Manchester United, eliminohet nga Kupa e Ligës

Cristiano Ronaldo do të ketë një trofe më pak në listën e tij të objektivave. Manchester United u mposht nga West Ham dhe njëkohësisht u eliminua nga Kupa e Ligës Angleze.

Skuadra e Solskjaer, e cila pa e të panevojshme prezencën e yllit portugez për këtë ndeshje, dështoi të kalonte në 1/8-at e Carabao Cup.

Në Old Trafford triumfuan londinezët që shënuan që në minutën e 9 me anë të Manuel Lanzinit dhe e ruajtën avantazhin deri në fund. Në 1/8 shkon West Ham që tashmë do të përballet me një tjetër gjigant në fazën tjetër, sikurse është Manchester City. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos