
“Mund të tërhiqem nga futbolli që në sezonin e ardhshëm. Por, mund të vazhdoj të luaj në këto nivele deri në moshën 41-vjeçare”.
Kjo ishte një nga frazat e Cristiano Ronaldos në intervistën më të fundit për mediat portugeze.
“Sot të gjithë kushtojnë rreth 100 milionë euro, po shikojmë portierë dhe mbrojtës që blihen me këto shifra. Unë i bie që të kem një vlerë tre apo katërfish më të madhe. Gjithsesi, shifra të tilla tregojnë që futbolli është biznes që gëzon shëndet të plotë”, theksoi sulmuesi portugez. (A2 Televizion)