
Vetëm pak orë pasi Valdet Rama mbylli bashkëpunimin me klubin e Kukësit, ai u prezantua në ekipin e tij të ri.
Rama nënshkroi një kontratë 2-vjeçare me ekipin e Bundesliga 3 në Gjermani, Meppen. Në faqen e klubit shkruhet se 31-vjeçari vjen si një përforcim shumë i kërkuar nga trajneri i ekipit.
Ndërkohë, humbja në finalen e Superkupës së Shqipërisë përballë Partizanit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Kukësit që kërkojnë të zëvëndësojnë cilësitë e Valdet Ramës në sulm për të rivalizuar kampionët.
Kristal Abazaj, i cili sa vjen e i largohet bardhebluve të Tiranës, është një nga pistat e mundshme dhe që Kukësi mund të përballojë sa i përket shpenzimeve. (A2 Televizion)