United gati të japë “OK”, Sanchez thuajse i Interit

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 10:09 | Futboll
United gati të japë “OK”, Sanchez thuajse i Interit

Antonio Conte nuk mjaftohet vetëm me sulmuesin Lukaku për repartin e sulmit. Pas rinovimit të Edin Dzeko tek Roma, Inter ka vënë në shënjestër sulmuesin e Manchester United, Alexis Sanchez.

Zikaltërit ofrojnë 20 milionë euro për futbollistin kilian dhe tashmë mbeten në pritje të një përgjigjje nga “Djajtë e Kuq” për kalimin e tij në Milano. Sanchez do të përfitojë deri në 6 milionë euro në sezon, shifër e cila, bashkangjitur me dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Serinë A, do të kthejë në realitet këtë operacion.

Orët në vijim janë vendimtare për të ardhmen e futbollistit, me United që kërkon të marrë maksimumin nga shitja e tij, duke parë rënien e formës gjatë sezoneve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos