Cristiano Ronaldo “kthehet” te Real Madrid

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 21:27 | Futboll

Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm të premten në stërvitjen e Realit të Madridit, që aktualisht ndodhet në Riad të Arabisë Saudite për Superkupën e Spanjës.

Skuadra e Ancelottit po stërvitet në qendrën stërvitore të Al Nassr, klub i cili pak javë më parë afroi Cristiano Ronaldon në ekip.

Portugezi ndoqi me vëmendje stërvitjen dhe pozoi me trajnerin Carlo Ancelotti si dhe disa futbollistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos