
Vllaznia ka arritur një fitore me përmbysje në Tiranë, ndaj Partizanit, duke bërë që diferenca në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore të ngushtohet në vetëm 1 pikë.
Kjo, edhe pas fitores së Tiranës në Laç, që sheh bardheblutë vetëm një pikë (28 pikë) mbrapa të kuqve kryesues (29 pikë), ndërkohë që shkodrandët renditen të tretët (25).
Partizani kaloi në avantazh në minutën e 62, me Gueye, por pa t’i shpëtonte fitorja nga duart pas golave të Jonuzit dhe Çobës. (A2 Televizion)