Urdhri i prerë i Infantinos për televizionet gjatë Botërorit

Nga A2 CNN
13 Janar 2023, 20:39 | Futboll
Urdhri i prerë i Infantinos për televizionet gjatë Botërorit

Gianni Infantino ishte shumë i pranishëm në Botërorin e Katarit. Falë afërsisë mes stadiumeve në Katar dhe kohës ndërmjet një ndeshjeje në tjetrën, Presidenti i FIFA-s mund të shkonte personalisht për të shijuar secilën nga ndeshjet që u luajtën në Kupën e fundit të Botës, që e fitoi Argjentina.

Gjithashtu, kreu i FIFA-s është parë në të gjitha transmetimet e ndeshjeve, por kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

Siç zbulon gazeta britanike “The Times”, Infantino i ka dhënë urdhra të qarta kompanisë përgjegjëse për transmetimin e ndeshjeve, për ta nxjerrë në televizor të paktën një herë në çdo ndeshje. Por, Presidenti nuk duhej të shfaqej kurrë ndërsa kontrollonte celularin e tij, por gjithmonë duke parë në fushë.

Shumë prej imazheve të Infantinos që dolën në televizion nuk u shfaqën në ekranet e stadiumit, pasi në disa raste Infantino u vërshëllye dhe vendosi që, në mënyrë që kjo të mos ndodhte më, imazhet e tij në stadium të mos jepeshin fare.

Udhëzimet për përdorimin e imazhit të Infantino vijnë nga HBS, një shërbim transmetimi me bazë në Zvicër, që FIFA e përdor për ndeshjet e Kupës së Botës, pa qenë në gjendje televizionet e secilit vend të vendosin se cilin imazh e transmetojnë në televizion në çdo moment. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/21/u-trondita-nga-deklaratat-e-infantinos-me-vjen-turp-qe-jam-pjese-e-boterorit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos