Cristiano Ronaldo mund i vetëm Norwich,  Southampton i Brojës mund Arsenal

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 17:55 | Futboll
Cristiano Ronaldo mund i vetëm Norwich,  Southampton i Brojës

Cristiano Ronaldo ka rezultuar edhe njëherë vendimtar për Manchester United në ndeshjen e radhës që “Djajtë” fituan përballë Norwich me rezultatin 3-2.

Portugezi shënoi të tre golat për vendasit në këtë takim, për të mbajtur edhe njëherë gjallë shpresat për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm.

Në përballjen tjetër të kësaj fundjave Southampton i Brojës fitoi minimalisht 1-0 përballë Arsenalit të Xhakës.

Lojtari i Kombëtares Shqiptare luajti për 45 minuta në këtë takim, por nuk mund të linte shenjë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos