Tirana, 19 pikë para vendit të dytë. Kukësi mundet nga Kastrioti

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 16:06 | Futboll
Tirana, 19 pikë para vendit të dytë. Kukësi mundet nga

Tirana vijon e qetë rrugëtimin drejti titullit kampion pasi mundi 3-0 Egnatian këtë të shtunë.

Bardheblutë e nisën serinë e golave që në minutë e parë, kur Redon Xhixha shënoi me një goditje të bukur pranë zonës. Në pjesën e dytë, Erjon Hoxhallari dhe Filip Najdovski shënuan dy herë të tjera, për të vulosur tri pikët e radhës. Fitorja e dërgon skuadrën e Orges Shehit në kuotën e 66 pikëve.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Kukësi u mund 1-0 nga Kastrioti. Goli i vetëm i Bedri Grecës i dha fitoren krutanëve, ndërsa verilindorët mbetën në vend të tretë të renditjes, me 45 pikë.

Partizani, në kuotën e 41 pikëve, ka mundësi t’i afrohet vendit të tretë, pasi luan të dielën kundër Skënderbeut. Nesër gjithashtu zhvillohen edhe sfidat Laçi-Dinamo dhe Teuta-Vllaznia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos