All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Frikë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbini, portieri humbet ndjenjat pas goditjes në kokë

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 15:55 | Futboll
Frikë në ndeshjen Pogradeci-Shkumbini, portieri humbet ndjenjat pas
All - Paragraf - 1

Portieri i Pogradecit, Herdis Alliu, ka ngrirë stadiumin në ndeshjen Pogradeci-Shkumbini të kësaj të shtune. Kur luheshin vetëm pak minuta nga pjesa e parë, një prej sulmuesve të skuadrës mike goditi me këmbë në kokë portierin, duke e lënë pa ndjenja në fushë.

Për fatin e mirë ka qenë i menjëhershëm reagimi i stafit mjekësor të skuadrës liqenore që kanë arritur brenda pak minutash të normalizojnë situatën, çka është shoqëruar me duartrokitje jo vetëm nga tifozeria në shkallët e stadiumit por edhe nga lojtarët dhe stafet e të dyja ekipeve.

All - Paragraf - 3

Sipas stafit mjekësor të ekipit pogradecar nga goditja lojtarit i është bllokuar frymëmarrja për shkak të gjuhës së futur brenda në rrugët e frymëmarrjes. Pas ndihmës të mjekësore portieri u përcoll për në spital. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos