All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Teatri i veçantë ku trupa e aktorëve përbëhet nga macet

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 19:33 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Teatri i maceve "Moscow", i krijuar në vitin 1990 nga interpretuesi i njohur i cirkut Yuri Kuklachev, është i vetmi teatër në botë ku trupa e aktorëve përbëhet vetëm nga macet.   

Kuklachev vendosi të punojë me macet, pasi gjeti një kotele të braktisur në një park. Macet janë yjet e çdo shfaqjeje, ato interpretojnë si  “xhonglere”, “gjimnaste fluturuese”, “iluzioniste” dhe “aktore”, duke hedhur poshtë idenë se macet nuk mund të zbuten.

All - Paragraf - 3

Teatri ka një staf të tërë me veterinerë, kujdestarë dhe stilistë për t'u kujdesur për nevojat e këtyre superyjeve. Në vitin 1995, gjatë një turneu në Paris, teatrit iu dha Kupa e Artë e Botës dhe mori titullin "Teatri më origjinal në botë". 

Fotogaleria e mësipërme paraqet vetëm 18 nga yjet e skenës së këtij teatri, ku luajnë më shumë se 120 mace. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/18/aristokratet-e-vertete-te-muzeut-ne-shen-pjeterburg/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos