Dalin pamjet brenda seancës, Safet Gjici pas hekurave

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 13:23 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar foton e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici nga salla e seancës gjyqësore, ku po zhvillohet gjyqi ndaj tij në Tiranë.

Në gjykata ai duket të jetë përballur me vajzën që e futi në kurth, me të cilën u filmua duke kryer akte seksuale në zyrën e tij, e nga ku më pas zhvilloi një bisedë për një tender.

Në foton e siguruar nga A2 CNN duket Gjici brenda kafazit në seancën gjyqësore, ndërkohë që jashtë, shumë pranë tij u filmua edhe Alma Kaçi, e cila mbuloi fytyrën në momentin kur doli nga automjeti i policisë.

Gjici u arrestua nën akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërkohë që Alma Kaçi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe është lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/vajza-e-video-skandalit-te-gjicit-shoqerohet-ne-gjykate/
https://a2news.com/2023/06/24/ne-qeli-pas-video-skandalit-ne-zyren-e-tij-ja-sa-vite-burg-rrezikon-safet-gjici/
https://a2news.com/2023/06/24/pas-arrestimit-te-gjicit-nen-akuze-edhe-vajza-e-video-skandalit-lihet-ne-arrest-shtepie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos