Dalin pamjet, si u sulmua me çekiç bashkëshorti i Nancy Pelosi-t

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 22:55 | Bota
Dalin pamjet, si u sulmua me çekiç bashkëshorti i Nancy

Gjykata e Lartë e San Franciskos ka publikuar të premten pamjet ku shihet sesi u sulmua me çekiç ndaj Paul Pelosit, bashkëshorti i Nancy Pelosit tetorin e kaluar.

Ngjarja është filmuar nga kamerat trupore të efektivëve të policisë. Në video shihen oficerët që arrijnë në derën e përparme të rezidencës së Pelosit në San Francisko dhe trokasin në derë.

Pas hapjes së derës mund të shihet Paul Pelosi që përplaset fizikisht me një person me çekiç.

https://twitter.com/CollinRugg/status/1619021634375151616?s=20&t=4GHg35Nk0_KH-r_hCiihaA

Policia i kërkon të dyshuarit të hedhë çekiçin, por ai arrin të godasë Pelosin në kokë. Më pas policia futet në banesë dhe e arreston.

David DePape hyri me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni më 28 tetor dhe dhunoi bashkëshortin e saj, Paul. Autori më pas ka pohuar përballë autoriteteve se synimi i tij ishte të dëmtonte zyrtaren.

Aktualisht mbi 42-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash, që përfshijnë cenim i pronës private, tentativë për vrasje, tentativë për rrëmbim dhe plagosje të personit me paramendim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/15/hyri-me-dhune-ne-shtepine-e-nancy-pelosi-autori-kishte-nje-liste-objektivash/
https://a2news.com/2022/11/03/i-hyri-ne-shtepi-dhe-dhunoi-burrin-e-nancy-pelosit-autori-eshte-emigrant-i-paligjshem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos