
Polonia do të dërgojë 60 tanke të tjera moderne luftarake në Ukrainë, përveç 14 tankeve Leopard 2 që i premtoi disa ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur kryeministrit polak Mateusz Morawiecki.
Morawiecki u shpreh se ishte i kënaqur që Polonia mundi t’i bindte aleatët dhe partnerët nga Evropa Perëndimore se duhet të jenë shumë më aktivë në mbështetjen e Ukrainës.
Kujtojmë se Gjermania vendosi në fillim të kësaj jave të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë pas shumë diskutimesh diplomatike.
Morawiecki tha se Polonisë i pëlqen të "udhëheqë me shembull" dhe mbrojti vendimin e vendit për të dërguar 250 tanke në frontin e luftës vitin e kaluar.
"Tani për tani, ne jemi gati të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91," tha kryeministri, duke iu referuar tankut kryesor të betejës të vendit, PT-91 Twardy.
Javën e kaluar, Polonia kritikoi ashpër hezitimin E Gjermanisë për të miratuar kërkesën e Varshavës për të transferuar disa nga tanket e saj Leopard 2, prodhim gjerman, në Ukrainë. (A2 Televizion)