Dallgë deri në 3 metra, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla jashtë gjirit të Vlorës

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 22:35 | Aktualitet
Dallgë deri në 3 metra, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

Moti i keq i orëve të fundit  po ndikon në aktivitetet detare gjatë gjithë bregdetit shqiptar. Ndërkohë që problematike duket situata në Durrës, edhe në Vlorë situata kërkon vëmendje, me dallgë që sipas autoriteteve kanë arritur 3 metra e gjysmë.

Për këtë arsye, autoritetet kanë shpërndarë masat që ndalojnë  dhënien e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre, ndërkohë që vëmendje të shtuar i kërkohet të gjitha mjeteve lundruese që operojnë edhe brenda gjirit.

https://a2news.com/2022/11/19/deti-i-trazuar-autoriteti-portual-njofton-vonesa-per-tragetet-ne-durres/

Masat parashikohen për një periudhë që shkon deri në mëngjesin e datës 22 nëntor, ku pritet një përmirësim domethënës.

Ndërkohë, të paktën për momentin, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos