
Kushtet e vështira të motit në vend po pasqyrohen edhe në transportin detar, duke shkaktuar vështirësi.
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se pasagjerët e trageteve drejt portit të Barit në Itali do të duhet të presin të paktën disa orë më shumë se orari i zakonesh gjatë ditës së sotme, pasi deti është tejet i trazuar.
Sipas Autoritetit Portual, “të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë”.
Autoriteti specifikon se “Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to”. (A2 Televizion)