Dardha dhe Voskopoja zbardhen nga bora, probleme me qarkullimin mjeteve

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 17:42 | Aktualitet
Dardha dhe Voskopoja zbardhen nga bora, probleme me qarkullimin mjeteve

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit, më konkretisht në fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës në Korçë.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive, ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.

Problem mbetet aksi nga kilometri i 8 deri 14, ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese. Mjetet e vizitorëve që i janë drejtuar Dardhës kanw mbetur të bllokuar në afërsi të pistës së skive. Ka nisur ndërhyrja e borëpastrueseve për normalizimin e situatës në rrugë. Ndërkohë që në terren janë edhe efektivë të policisë rrugore për orientimin e automjeteve.

Nga policia e qarkullimit rrugor iu bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos