Shkëputet masivi shkëmbor në Vlorë, dëmtohet stani me bagëti

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 12:20 | Aktualitet
Shkëputet masivi shkëmbor në Vlorë, dëmtohet stani me

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke bllokuar rrugën Bashaj-Vermik, në Vlorë.

Po, ashtu është dëmtuar edhe një stan me bagëti. Prefekti i Qarkut, Flamur Mamaj, koordinoi punën dhe ndërhyrjen, ku së bashku me ushtrinë, u punua për hapjen e rrugës.

Ndërkohë, moti i keq vijon në këtë qark dhe për pasojë është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos