Dasmë si funeral! Vendimi i ri i Talebanëve: S’ka më muzikë në salla, është kundër fesë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 09:58 | Bota
Dasmë si funeral! Vendimi i ri i Talebanëve: S’ka më

Talebanët kanë marrë një tjetër vendim “absurd”, por për ta është më se normal! Ata kanë bërë me dije se nga ky moment, nuk do të lejohet muzikë në sallat e dasmave. Lëvizja fondamentaliste sunite talebane e konsideron muzikën në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Megjithatë, një vendim i tillë duket se nuk ndikon shumë tek të rinjtë që duan të kurorëzojnë dashurinë e tyre, pasi të bësh një dasmë tashmë për ta duket e pamundur. Dasmat në sallë janë përgjithësisht të rralla, për shkak të kostos së lartë. Shumë çifte të reja do të donin të organizonin dasmat e tyre në salla të tilla, por nuk munden.

Menaxheri i një salle luksoze ceremonie në Kabul, në kushte anonimiteti, tha se kujdesej që të kishte dhoma të ndara për burra dhe gra, kameriere dhe gra të ngarkuara për të bërë fotografi në dhomën e grave, në mënyrë që ai të mos akuzohej për fyerje të moralit të shoqërisë konservatore.

Mirëpo, "nëse nuk kemi muzikë në një dasmë, atëherë cili është ndryshimi midis një dasme dhe një funerali?", shtoi ai.

Pasi talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, më 15 gusht 2021, shumë artistë, veçanërisht muzikantë, u larguan nga vendi i tyre dhe kërkuan azil në vendet perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos