Dosjet dhe dokumentet sekrete, Trump në Florida për t’u përballur me drejtësinë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 09:54 | Bota
Dosjet dhe dokumentet sekrete, Trump në Florida për t’u

Donald Trump gjendet në Florida të Shteteve të Bashkuara, ku do të dalë përpara një gjykate, lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij për keqmenaxhimin e dosjeve sekrete.

Ish-presidenti amerikan fluturoi nga New Jersey për në resortin e tij në Miami, ndërsa ekipi ligjor i tij është ende në kërkim të një avokati që ta përfaqësojë në sallë.

Trump përballet me dhjetëra akuza për zotërim në mënyrë të paligjshme të informacioneve të klasifikuara, përfshirë edhe disa materiale për sekretet bërthamore. Kjo është hera e dytë që brenda këtij vitit, ngrihen akuzat ndaj tij.

Trump, i cili ka zyrtarizuar me kohë kandidaturën e tij brenda republikanëve për presidencialet e 2024-s, ka mohuar që të ketë shkelur ligjin me veprimet e tij. Ai është ish-presidenti i parë në historinë amerikane që përballet me ndjekje penale federale.

Në një intervistë për mediat në Florida, Trump akuzoi presidentin Joe Biden se po përdor drejtësinë për ta sulmuar politikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos