Reforma territoriale, edhe shoqëria civile propozon ndarje në rajone dhe bashki

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 16:09 | Politikë
Reforma territoriale, edhe shoqëria civile propozon ndarje në rajone

Reforma Territoriale, përveç angazhimit të aktorëve politikë ka vënë në lëvizje edhe organizata të shoqërisë civile.

Instituti për Zhvillimin e sistemit të Zgjedhjeve parashtroi disa propozime për mënyrën si duhet organizuar qeverisja vendore. Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Kristaq Kume, theksoi nevojën e një reformë të thellë larg interesave të ngushta elektorale, duke propozuar organizmin e pushtetit vendor në dy nivele.

Një organizim i tillë në dy nivele është propozuar edhe nga grupimet e opozitës. Propozimet janë depozituar tashmë në Kuvend për t’u bërë pjesë e diskutimeve të Komisionit të Posaçëm, ku mazhoranca dhe opozita kanë qasje të ndryshme, me socialistët që mendojnë se ndarja aktuale funksionon dhe nuk ka nevojë të ndryshohet.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos