
Gazetarja Fatjona Mejdini deklaroi në Debat me Alba Alishanin se nisma “Ballkani i Hapur” u ringjall më fuqishëm në samitin e Tiranës kjo edhe për shkak të mbështetjes që mori nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Për gazetaren Mejdini, komisioneri pranoi se procesi i Berlinit ka ngrirë dhe ftoi dhe liderët e 3 vendeve skeptike që t’i bashkohen kësaj nisme rajonale.
“Nuk nuk mendoj se ka lëvizje puritane në politikë. Unë them që kjo është një lëvizje pragmatiste e 3 liderëve të Ballkanit dhe e mirëmenduar. Pas shumë kohë, presioni të madh që erdhi nga 3 liderët e tjerë të Ballkanit, të cilët gjenden jashtë kësaj marrëveshje, u duk sikur marrëveshja po shuhej. Por sot pamë një rivitalizim, i cili erdhi nga mbështetja e komisionerit Varhelyi. Ne nuk presim të na thotë Edi Rama apo Vuçiç se projektet për Ballkanin kanë mbetur në vend. Kjo gjë u pohua sot nga komisioneri i Bashkimit Europian. Në mënyrë të drejtpërdrejt ai tha se ky proces duket se po zëvendëson atë të Berlinit, i cili për shkak të zgjedhjeve në Gjermani kishte ngrirë. Edhe ai ftoi dhe vendet e tjera që të marrin pjesë”, tha Mejdini. (A2 Televizion)