
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, komentoi takimin e fundit të Ballkanit të Hapur të zhvilluar këtë të martë në Tiranë.
Ai u shpreh se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë në këtë nismë shihet sikur lë mënjanë, dëmton apo është kundër Kosovës.
“Ka kohë që të gjitha diskutimet në lidhje me Ballkanin e Hapur. Elementin e shpallur të atyre që e kanë nisur këtë bashkim, që ka të bëjë me krijimin e zonës së përbashkët ekonomike. Nga ana tjetër janë interesat politike. Fakti që në këtë nismë është Serbia, kjo ka ndikime politike, por edhe ndikime emocionale, duke qenë se bëhet fjalë për kombin shqiptar”.
Më tej, Sejamini theksoi se nëse Kosova do të ulej si e barabartë në tryezë, do të ishte gabim të mos bëhej pjesë.
“Kosova është ftuar në Ballkanin e Hapur, por askush nuk ka thënë se nëse Kosova do të bashkohej duke ruajtur flamurin, emrin, si një shtet sovran. Për këtë, askush nuk ka dhënë një përgjigje të qartë. Nëse nje takim do të zhvillohej në Beograd dhe Kosovës do t’i lihej një vend në tavolinë me emrin dhe flamurin, për mua do të ishte gabim që të mos bëhej pjesë”, tha Sejamini. (A2 Televizion)