De Ligt tregon arsyen pse kërkoi të larohej nga Juventus

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 18:46 | Futboll
De Ligt tregon arsyen pse kërkoi të larohej nga Juventus

Matthijs de Ligt rikthehet të flasë për Juventusin dhe tregoi arsyen pse kërkoi largimin nga klubi bardhezi.

Mbrojtësi holandez, i transferuar te Bayern Munchen, u shpreh kështu për ESPN: “Zgjodha të shkoja tek Juventus me idenë për të luajtur futboll sulmues, sepse trajner ishte Sarri: ai ka një reputacion të madh për atë që bëri me Napoli dhe Chelsea. Mendova se do të gjeja një stil loje të ngjashëm me atë të Ajax. Fatkeqësisht, pas një viti Sarri u largua”.

De Ligt theksoi se largimi i Sarrit ndikoi edhe në vendimin e tij për t’u larguar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/19/zyrtare-de-ligt-eshte-lojtar-i-bayern/

A2 CNN Livestream

Latest Videos