Debate për nxjerrjen e të dhënave, Felaj: Nuk është databazë i PS. Do të presim hetimet e SPAK

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 23:21 | Politikë
Debate për nxjerrjen e të dhënave, Felaj: Nuk është

Është shoqëruar me debate në studion e “Absolut 4” diskutimi mbi nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë në lidhje me preferencat për votuesit, por edhe sa i takon krimit zgjedhor. Kandidatja socialiste për Qarkun e Tiranës Ermonela Felaj tha se PS nuk ka lidhje me këtë database, pasi sipas saj edhe përfaqësues të PS në këtë database gjenden të dyshimtë nëse do votojnë PS apo jo. Dhe sjell shembullin e Pandeli Majkos.

“Kjo është një çështje hetimi. Është detyrë e ka prokuroria dhe ne pa pritur rezultatet e hetimit ne e kemi bërë fakt të kryer që e ka bërë PS dhe ka cenuar sigurinë kombëtare dhe askush nuk e provon dot që ky database ka dalë nga PS. Nuk kemi të bëjmë me këtë database. Do presim hetimet e SPAK, GJKKO e ka miratuar kërkesë e prokurorisë së Posaçme dhe ka urdhëruar sekuestrimin”.

Për Krasniqin në atë database shkelën të gjitha të drejtat e individit dhe pasojat do të jenë afatgjata, jo vetëm në zgjedhje.

“Komisioni i sigurisë duhet të kishte sjellje institucionale. Shkelen të gjitha të drejtat kushtetuese të individëve elementë e diskriminimit shantazhit, të dhënat personale. Pres që parlamenti dhe kryeministri të përmbushin detyrimet që kanë. Ky vend ka shkarë drejt një sistemi që nuk ka lidhje me asnjë element të demokracinë nëse prokuroria nuk i shkon deri në fund, pasojat e këtij akti do t’i shohim në jetën e përditshme, në raporte e konflikte personale”.

Dervishi theskon se këto të dhëna janë marrë nga institucionet shtetërore

“Këto të dhëna janë marrë nga institucionet shtetërore se të dhënat janë të përditësuara. Prokuroria në vend të shkojë te të dhënat shkon te gazetarët”.

Për publikimin e kandidatit demokrat të qarkut të Beratit Tomor Alizoti, i cili kishte kapur një fugon me mallra që do shpërndaheshin në lagjet e qytetit, Felaj theksoi se “nuk duhet të merremi me gjithçka thuhet” dhe theksoi se PD në Berat ka vite që merr vetëm një mandat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos